Loré
Këngë
Lorè (Lorela Karoshi), këngëtare, autore këngësh dhe kompozitore, është një nga zërat më të veçantë të skenës muzikore shqiptare. E njohur fillimisht nga "The Voice of Albania", ajo ka ndërtuar një karrierë të pasur me projekte autoriale, bashkëpunime me artistë dhe producentë të njohur, si dhe pjesëmarrje në Festivalin e Këngës në RTSH. Me një stil unik që ndërthur pop-in me ndjeshmëri të thellë artistike, Loré vjen si mentore në "Tirana Art Festival" për të frymëzuar dhe udhëhequr talentet e reja në fushën e këndimit.