Shkëlqim Artistik, Inspirim Rinor.
Kërcimi është një nga 3 disiplinat artistike në konkursin Tirana Art Festival. Kjo disiplinë përfshin baletin, hip hopin, format moderne-kontemporane, valle popullore dhe kërcime botërore.
Kënga si një nga 3 disiplinat e Tirana Art Festival mirëpret cdo gjimnazist të shkollave të Tiranës të cilët kanë talent në këndim, të konkurojne në solo apo grup.
Tirana Art Festival është një festival për të zbuluar dhe promovuar talentet e reja në fushën e artit në Tiranë. Duke ofruar një platformë për të rinjtë e qytetit për të shkëlqyer në disiplina artistike si muzika, kërcimi dhe instrumenti, eventi synon të zbulojë dhe të nxisë pasionin dhe aftësitë e tyre kreative. Me mentorë të njohur në skenën artistike shqiptare, “Tirana Art Festival” ka për qëllim të ndërtojë një mjedis frymëzues dhe inkurajues për zhvillimin e talenteve lokale. Duke u përfshirë në këtë event, të rinjtë do të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre artistike dhe të kontribuojnë në gjallërimin e kulturës dhe artit në qytetin e tyre.
Drejtor Artistik
Gerti Zajmi është vocal coach,pedagog i teknikës vokale në Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Ai ka studiuar për kanto(këngë klasike) në Milano dhe në Tiranë, ku ka interpretuar muzikë klasike si edhe muzikë moderne në festivale të ndryshme.
Ka kontribuar në përgatitjen dhe formimin e brezave të rinj të këngëtarëve, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e tij në teknikën vokale.
Këngë
LORE është një artiste dhe kantautore shqiptare e njohur për stilin e saj që ndërthur elemente të electro pop dhe dark pop. Ajo u bë e njohur fillimisht në moshën 17-vjeçare pas pjesëmarrjes në “The Voice of Albania” dhe më pas përfaqësoi Shqipërinë në Univision Song Contest në Azerbajxhan. Një nga projektet e saj më të njohura është bashkëpunimi “Tonight” me DJ Vin Veli. Lore gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës 61 me këngën “Melodi”. Në vitin 2024 ajo publikoi një EP me katër këngë, ku “Për ne yjet ndizen lart” u performua në Kënga Magjike, ku fitoi çmimin “Best New Artist”, ndërsa një vit më pas mori pjesë edhe me këngën “Amanet”. Lançimet e saj të fundit kanë qenë bashkëpunime në skenën urbane shqiptare si “Ni Ni” me MC Kresha dhe “Ndoshta Ti” me Cricket dhe Elinel, duke vazhduar të zhvillojë dhe eksperimentojë me identitetin e saj artistik.
Kërcim
Adela Mucollari është një interpretuese e shkëlqyer e kërcimit, e njohur për talentin dhe pasionin e saj për artin e lëvizjes. Si një mentore në ''Tirana Art Festival'', ajo do të udhëheqë dhe frymëzojë të rinjtë me shkathtësinë dhe përvojën e saj në fushën e kërcimit.Përgatitu për një udhëtim emocionues në botën e kërcimit me Adela Mucollari si udhëheqëse dhe frymëzuese e talenteve të reja.
Kërcim
Me një pasion të lindur për artin e lëvizjes dhe një përvojë të gjatë në skenën e kërcimit, Sueda Guri është një nga emrat më frymëzues që i bashkohet këtë vit festivalit TAF si mentore e kërcimit. Me një energji unike dhe një qasje bashkëkohore ndaj koreografisë, Sueda udhëheq të rinjtë drejt zbulimit të vetvetes përmes trupit dhe ritmit.
E njohur për stilin e saj ekspresiv dhe interpretimet emocionale, ajo i ndihmon pjesëmarrësit të shprehin histori personale dhe mesazhe sociale përmes çdo lëvizjeje. Në TAF, Sueda nuk është vetëm një trajnere teknike, por një mentore që udhëzon me zemër dhe frymëzim, duke krijuar një hapësirë ku arti bëhet mjet i fuqishëm për vetë-shprehje dhe transformim.
Instrument
Ronald Gjura, kontrabassist, bassist elektrik, kompozitor dhe bandleader, është një nga muzikantët më aktivë të brezit të ri në skenën jazz shqiptare. Aktualisht shërben si kontrabassist në Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe si pedagog në Universitetin e Arteve, Tiranë. Me bashkëpunime ndërkombëtare dhe përvojë të gjerë në turne nëpër Ballkan e Europë, Ronald vjen si mentor në "Tirana Art Festival" për të udhëhequr dhe frymëzuar të rinjtë instrumentistë me përvojën, teknikën dhe pasionin e tij për muzikën.
Zhvillohen audicionet tek Fushat e Liqenit.
Ismail Qemali
Qemal Stafa
Kristaq Rama
Asim Vokshi
Shmb Peze
Protagonistet
Andon Zako Cajupi
Kristo Frasheri
Tes
Sinan Tafaj
Zhvillohen audicionet tek Fushat e Liqenit
Petro Nini Luarasi
Eqrem Cabej
Bedri Llagami
Harry Fultz
Partizani
NYHS
Don Bosko
Sarina 2002
Arberia - 2
Zhvillohet audicionet tek Fushat e Liqenit
Sami Frasheri
Besnik Sykja
Myslym Keta
Arben Broci
Faik Konica
Shkolla Hoteleri Turizem
Sevasti Qiriazi
Luan Hajdaraga
















