Shkëlqim Artistik, Inspirim Rinor.
Kërcimi është një nga 4 disiplinat artistike në konkursin Tirana Art Festival. Kjo disiplinë përfshin baletin, hip hopin, format moderne-kontemporane, valle popullore dhe kërcime botërore.
Kënga si një nga 4 disiplinat e Tirana Art Festival mirëpret cdo gjimnazist të shkollave të Tiranës të cilët kanë talent në këndim, të konkurojne në solo apo grup.
Instrument është një nga 4 disiplinat artistike në konkursin Tirana Art Festival. Kjo disiplinë është e hapur për instrumentistë orkestral, banda dhe cdo instrument muzikor.
Arti pamor është një nga 4 disiplinat artistike në konkursin Tirana Art Festival. Kjo disiplinë përfshin një gamë të gjerë të artit të bukur, duke përfshirë Shkrimi i lirë, Poezi, Vizatime, Pikture, Skulpture, Fotografi, Video, Graphic designe, Video edi/ng, Sound, Çdo lloj media mix. Nëse puna juaj përfshin keto kategori shihni disiplinën Art Pamor.
Tirana Art Festival është një festival për të zbuluar dhe promovuar talentet e reja në fushën e artit në Tiranë. Duke ofruar një platformë për të rinjtë e qytetit për të shkëlqyer në disiplina artistike si muzika, kërcimi, instrumenti, dhe arti pamor, eventi synon të zbulojë dhe të nxisë pasionin dhe aftësitë e tyre kreative. Me mentorë të njohur në skenën artistike shqiptare, “Tirana Art Festival” ka për qëllim të ndërtojë një mjedis frymëzues dhe inkurajues për zhvillimin e talenteve lokale. Duke u përfshirë në këtë event, të rinjtë do të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre artistike dhe të kontribuojnë në gjallërimin e kulturës dhe artit në qytetin e tyre.
Kërcim
Ilir Shaqiri, një balerin i njohur në Shqipëri me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme. Ai është një nga balerinët më të talentuar dhe të respektuar në skenën artistike shqiptare.Përvoja dhe pasioni i Ilir Shaqirit në fushën e baletit e bëjnë atë një figurë të rëndësishme në kulturën shqiptare.Ilir Shaqiri vjen si mentor në ''Tirana Art Festival", duke ndihmuar në zhvillimin dhe frymëzimin e talenteve të reja artistike.
Këngë
Ardit Çuni, një artist i talentuar dhe i spikatur në skenën muzikore shqiptare, do të jetë një mentor kyç në "Tirana Art Festival", duke mbështetur dhe udhëhequr talentet e reja në rrugën e tyre artistike. Prania e tij si mentor do të sjellë një perspektivë të freskët dhe motivim të madh për të rinjtë pjesëmarrës. Me përvojën e tij të pasur dhe stilin unik, Ardit Çuni do të ofrojë një udhëzues të vlefshëm për të gjithë ata që synojnë të zhvillojnë talentin e tyre në muzikë.
Instrument
Gjergji Kaçinari është një mjeshtër i muzikës instrumentale, i njohur për virtuozitetin e tij dhe pasionin për instrumentet muzikore. Me një aftësi të jashtëzakonshme për të luajtur dhe interpretuar muzikën vjen si mentor në ''Tirana Art Festival''
Kërcim
Adela Mucollari është një interpretuese e shkëlqyer e kërcimit, e njohur për talentin dhe pasionin e saj për artin e lëvizjes. Si një mentore në ''Tirana Art Festival'', ajo do të udhëheqë dhe frymëzojë të rinjtë me shkathtësinë dhe përvojën e saj në fushën e kërcimit.Përgatitu për një udhëtim emocionues në botën e kërcimit me Adela Mucollari si udhëheqëse dhe frymëzuese e talenteve të reja.
Këngë
Kamela Islamaj, një këngëtare e talentuar, e njohur për performancat e saj emocionuese dhe zërin e fuqishëm. Me stilin e saj unik dhe interpretimin e thellë, ajo vjen si mentore në ''Tirana Art Festival''. Përgatituni të kaloni momente të mahnitshme dhe performanca të paharrueshme me Kamela Islamaj.
Art pamor
Driant Zeneli , një kënaqësi për ne që ai do të jetë mentor për të rinjtë me talente në artin pamor. Eksperienca e tij do të jete eficente për të rinjtë në udhëtimin e tyre në botën e artit. Të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojmë nga një artist i njohur dhe të ndajnë pasionin për artin bashkë me të. Prania e Driant Zenelit si mentor do të jetë frymëzuese dhe motivuese për të rinjtë që duan të shkëlqejnë në artin pamor.
Kërcim
Me një pasion të lindur për artin e lëvizjes dhe një përvojë të gjatë në skenën e kërcimit, Sueda Guri është një nga emrat më frymëzues që i bashkohet këtë vit festivalit TAF si mentore e kërcimit. Me një energji unike dhe një qasje bashkëkohore ndaj koreografisë, Sueda udhëheq të rinjtë drejt zbulimit të vetvetes përmes trupit dhe ritmit.
E njohur për stilin e saj ekspresiv dhe interpretimet emocionale, ajo i ndihmon pjesëmarrësit të shprehin histori personale dhe mesazhe sociale përmes çdo lëvizjeje. Në TAF, Sueda nuk është vetëm një trajnere teknike, por një mentore që udhëzon me zemër dhe frymëzim, duke krijuar një hapësirë ku arti bëhet mjet i fuqishëm për vetë-shprehje dhe transformim.
Zhvillohen audicionet tek Fushat e Liqenit.
8 Mars: 11:00
9 Mars: 11:00
10 Mars: 14:00
Zhvillohen betejat tek Salla e liceut artistik Tonin Harapi