Ronald Gjura
Instrument
Ronald Gjura, kontrabassist, bassist elektrik, kompozitor dhe bandleader, është një nga muzikantët më aktivë të brezit të ri në skenën jazz shqiptare. Aktualisht shërben si kontrabassist në Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe si pedagog në Universitetin e Arteve, Tiranë. Me bashkëpunime ndërkombëtare dhe përvojë të gjerë në turne nëpër Ballkan e Europë, Ronald vjen si mentor në "Tirana Art Festival" për të udhëhequr dhe frymëzuar të rinjtë instrumentistë me përvojën, teknikën dhe pasionin e tij për muzikën.